Vuçiq akuzon BE-në për fushatë kundër qeverisë serbe

Kryeministri i Serbisë i ka akuzuar zyrtarët e Bashkimit Evropian të shtunën vonë se po orkestrojnë një fushatë kundër qeverisë së tij, pasi një organizatë rajonaleve e lajmeve ka publikuar një artikull kritik për rindërtimin e një miniere të rëndësishme qymyrguri.

Konflikti vjen pasi Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), me seli qendrore në Sarajevë, ka raortuar më herët gjatë javës se ndërmarrja energjetike shtetëtore e Serbisë, Elektroprivreda Srbije (EPS), ka punësuar një konzorcium të papërvojë vendas për të punuar për ndërtimin e minierës Tamnava, duke rritur koston, transmeton Gazeta Tribuna.

Në një konferencë për media, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar BE-në dhe Michael Davenportin, shefin e misionit të BE-së në Serbi, për financim të organizatave mediale, përfshirë BIRN-in, për njollosje të imazhit të qeverisë së tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button