Katër shtetase shqiptare janë zënë në një bar në Veleshtë

Gjatë kontrollit në objektin hotelierik “Diplomat” në fshatin strugan Veleshtë mbrëmë pas mesnate policia ka zënë katër shtetase shqiptare, të cilat kanë qëndruar në Republikën e Maqedonisë në kundërshtim me qëllimin e qëndrimit. Ato janë arrstuar dhe kundër tyre do të parashtrohet denoncim adekuat. Ashtu siç informon MPB­ja, gjatë kontrollit në objektin hotelierik një person nga fshati Veleshtë i ka penguar nëpunësit policor në kryerjen e punëve zyrtare. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të parashtrohet parashtresë adekuate.

Lajme të ngjashme

Back to top button