Tuna nuk ndalet, thyen rekorde

Është padyshim këngëtarja më ‘in’ e këtij sezoni. Altuna Sejdiu –Tuna e cila po thyen rekorde me klikime në kanalin muzikor Youtube, ka arritur të bëjë më shumë se 8 milionë klikime.

Por rekordet nuk përfundojnë këtu. Ajo po triumfon edhe koncerte të përnatshme. Edhe pse Tuna thuajse çdo ditë lajmëron fansat e saj përmes rrjetit social se ku do të performojë, këngëtarja e ka postuar edhe një listë me data dhe emra të qyteteve ku është e pranishme.

Bazuar në këtë listë, shihet që Tuna qysh në fillim të korrikut e deri në përfundim të gushtit i ka vetën dy dit të lira, duke qenë kështu prezente në secilin kënd shqipfolës. Dhe me këtë shkupjania dëshmon që për këtë sezon është këngëtarja më e kërkuar shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button