Tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter godet Filipinet, nuk ka viktima

Një tërmet me magnitudë 6 ballë të shkallës Rihter tronditi banorët deri sa ata ishin në gjumë në kryeqytetin filipinas Manila mëngjesin e së dielës.
Sipas raportimeve të para nuk flitet për viktima apo dëme materiale.

Instituti i vullkanologjisë dhe sizmologjisë filipinase, raporton se epiqendra e tërmetit ishte përqendruar në det rreth 43 kilometra (26 milje) në jug të San Antonio në Zambales, në veriperëndim të Manilas, në një thellësi prej 85 kilometrash.

Tërmeti ka ndodhur rreth orës 03:32 (19:32 GMT) të shtunën. E ndjekur prej tre tërmeteve gjatë tre orëve të ardhshme, njëra e magnitudës 4,2 rreth 74 kilometra në jug të Jose Abad Santos në Davaon orientale perëndimore në jug të vendit, tjetra ishte e intensitetit 2,3, rreth 20 kilometra në perëndim të San Antonio në Zambales dhe ajo e fundit 2,5 rreth 36 kilometra në jug të Don Marcelino në Davaon orientale.

Lajme të ngjashme

Back to top button