Ancelotti mbron sërish Balen, nuk e pranon egoizmin e tij

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka mbrojtur sërish Gareth Bale, i cili nuk vendosi të pasonte topin tek Cristiano Ronaldo në fitoren 3-0 ndaj Espanyol, por pranoi se mund të flas me të uellsianin mbi vendimin e tij pas incidentit.

Bale, i cili shënoi golin e dytë për ‘Galaktikët’ nga gjuajtja e lirë mbresëlënës, në gjysmën e dytë kishte një rast tejet të mirë, teksa ai nuk vendosi të pasonte tek Ronaldo dhe humbi objektivin kurse ylli portugez u pa shumë i zemëruar.

”Ai luajti një ndeshje të mirë. Ai ishte protagonist në golin e parë. Më vonë, tifozët kërkuan nga ai që të kalonte topin tek Cristiano, por sulmuesit gjithmonë dëshirojnë të shënojnë kur janë ballë-për-ballë me portierët”, u justifikua Ancelotti./ veqsport

Lajme të ngjashme

Back to top button