Simeone: Barça më e fortë me Suarez e Bravo

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone thotë se Barcelona janë aq të mirë me zotërimin e topit sa që edhe portieri i tyre është një lojtar i përkryer, përpara përplasjes me ‘Blaugranasit’ në orën 21:00, sot.

”Ata janë një ekip me të vërtetë konkurues. Për mua, nuk ka një lojtar në Barcelonë që nuk di ta kontrolloj topin, sepse ata të gjithë mund të luajnë me të, vërtetë mirë. Edhe portieri mund të luajë”.

”Claudio Bravo është portier me cilësi, Suarez u jep atyre diçka të ndryshme që ata nuk e kishin më parë dhe Rakitic është një opsion i rëndësishëm së bashku me Xavin dhe Andres Iniestan në mes”.

”Karakteristikat e Suarez janë të ndryshme nga sulmuesit tjerë. Kur është Pedro, ekipi luan më shumë me diagonalet. Suarez është një lojtar i kompletuar. Ai është një lojtar që më pëlqen shumë për intensitetin e tij dhe pangopësin e tij”, u shpreh Simeone.

Lajme të ngjashme

Back to top button