Një person humbi jetën në aksidentin komunikacioni në rrugën Kumanovë­Likovë

Një person humbi jetën në një aksident të rëndë që ndodhi mbrëmë rreth orës 19 në rrugën rajonale Kumanovë­Likovë. “Ljuman M (21) nga fshati Sllupçan, duke drejtuar automjetin “ford puma” me targa të Kumanovës në afrsi të varrezave të fshatit Orizarë e humbi kontrollin ndaj automjetit dhe ka kaluar në anë e majtë të rrugës ku më pas u përplas me një objekt, i locuar në rrugë, informon zëdhënësja e MPB-së,  Marija Jakovlevska.

Nga lëndimet e marra 21­vjeçari, banor i Sllupçanit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku i ndihmës së shpejtë të Kumanovës vetëm e ka konstatuar vdekjen e djaloshit.

Lajme të ngjashme

Back to top button