Serbia shënon 200 milionë euro fitim nga prostitucioni dhe droga

Bruto Produkti i Serbisë ka shënuar rritje prej mbi 200 milionë euro nga prostitucioni dhe tregtia e drogës, raportojnë mediat serbe duke u mbështetur në të dhënat e entit të statistikave shtetërore të Serbisë, transmeton Indeksonline.

Sipas këtyre të dhënave, 0.69 % e GDP-së së Serbisë është përbërë nga këto aktivitete gjatë vitit 2013.

Të dhënat për vitin 2014 ende nuk janë publikuar por siç raportojnë mediat serbe, këto të dhëna mesiguri do të jenë më të mëdha, duke shënuar të ardhura deri në 250 milionë euro, që më sakt është për 50 milionë euro më shumë se sa ka kushtuar ura Zemun Borq.

Llogaritja e këtyre të dhënave në kuadër të GDP-së në Serbi është bërë pasi të njejtën gjë e kanë bërë edhe vendet e Bashkimit Evropian. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button