MPB fillon me projektin për edukimin sportiv

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të fillojë një fushatë të re për edukimin sportiv të të rinjve. 

Projekti “Të bëjmë sëbashku tifo për Maqedoninë” ka qëllim parandalimin e dhunës në ndeshjet sportive dhe promovimin e sjelljes fer dhe korrekte të tifozëve. 

Nisma do të realizohet në bashkëpunim me federatat e sportit, ndërsa është e paraparë që nxënësit më aktivë në projektet me Policinë, të fitojnë të drejtën për ndjekjen bashkë me Policinë të ndeshjeve sportive që do të zhvillohen në vend. 

Me projektin do të përfshihen më shumë kategori, ndërsa nga MPB zotohen se nuk do të anashkalojnë përfaqësimin e nxënësve nga grupet e ndryshme etnike.

Lajme të ngjashme

Back to top button