Milloshoski shfaq refleksionet e para të ksenofobisë, krahason Smilkovcin me Parisin

Antonio Milloshoski shfaq refleksionet e para të ksenofobisë, pas ngjarjeve në redaksinë e revistës satirike “Sharlie Hebdo”. Duke përdorur ironinë krahasuar me ngjarjet në Smilkovc, Antonio Milloshoski, në profilin e tij në Facebook, transmetuar nga MKD.mk, shkruan: “Për terrorizmin në Paris dikujt ju desht tre minuta dëshmi nëpërmjet lajmeve për tu bindur. Ndërsa për terrorizmin në Smilkovc edhe pas tre viteve të evidentimi i të dhënave për krimin është kontestuese”. Aludimin e tij Milloshoski e konkretizon me atë se pse BDI nuk kërkon nga FBI që të eksploroi aktin terrorist në Paris?

Publicisti Xhelal Neziri thotë se është jo korrekte të tërhiqet paralele midis masakrës në Paris dhe asaj në Smilkovc pasi në rastin e parë autorët ishin të ditur që në minutat e para pas aktit të krimit, kurse në Smilkovc ende ka dyshime se kush qëndron pas asaj vrasjeje.

“As prokuroria e as policia nuk prezantuan dëshmi të fuqishme në opinion se janë pikërisht ata persona që janë burgosur autorët e krimit në Smilkovc, ndërkohë që në Paris autoritetet i shpalosën të gjitha të dhënat lidhur me krimin që ndodhi. Kjo është një budallaki e radhës dhe një aktrim tani më i lexuar i një krize të paqenë midis partnerëve të koalicionit nuk kërkon VMRO-BDI. Është jonjerëzore të keqpërdoret tragjedia e Francës, por edhe ajo e Smilkovcit për mbledhje të pikëve politike. Është tendencioze që politikanë të pushtetit të solidarizohen me lirinë e shprehjes në Francë, ndërkohë që vendin nga pozita e 62 e kanë çuar në vendin e 123 në listën botërore për lirinë e mediave dhe të shprehjes”, thotë Xhelal Neziri.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button