Jugohromi aktivizon sërish furrën e saj më të madhe

Sasia e tymit të zi që lëshohet në ajër nga fabrika e Jugohromit, është shtuar shumë ditëve të fundit. Disa nga punëtorët e kësaj fabrike, thonë se fabrika ka aktivizuar sërish furrën e saj më të madhe të cilën para ca kohe e çaktivizoi si pjesë e një kompromisi të dhënë nga Ministria e ambientit jetësorë dhe planifikim hapësinorë.

Kapaciteti i punës së furrave të kësaj fabrike verifikohet lehtë edhe nga banorët e fshatrave për rreth, nëpërmjet sasisë së tymit që lëshojnë oxhaqet e saj.

Pohimet e disa punëtorëve si dhe banorëve të fshatrave për rreth deri më tani nuk janë konfirmuar nga drejtuesit e Jugohromit të cilët janë të pakapshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button