Çfarë gënjeu kryeministri Nikolla Gruevski në ‘Meçkin Kamen’?

Ekipi i Vërtetmatësit bëri një analizë të fjalimit të kryeministrit Nikolla Gruevski në “Meçkin Kamen”, sipas premtimeve të dhëna në programin parazgjedhor. Në analizë mund të informoheni se për cilat premtime bëhet fjalë në pjesët e caktuara të fjalimit, si dhe mund ta shihni statusin e tyre. Në vazhdim japim fragmente nga fjalimi që kanë të bëjnë me projekte konkrete të realizuara.

Data: 02.08.2013 | Burimi: MTV

nevistina[…] Prandaj konsideroj se është e barabartë me fitoren të investosh në arsimin e të rinjve edhe atë përqindje të PBB-së që ia kanë zili edhe shumë vende më të suksesshme se ne […]

Më 25 tetor 2012, kryeministri deklaroi se 6 përqind të prodhimit të brendshëm bruto ndahen për arsimin që është mbi mesataren e BE-së kur ndahet 5,5 përqind, që u tregua si jo e saktë. Deklarata: 6% të PBB-së së vendit ndahen për arsimin


[…] të sigurosh laboratore më bashkëkohore për universitetet dhe biznesin […]

Deri tani janë hapur dy laboratori në FSHMN dhe katër laboratori në FSHIIK. Premtimi është me afat deri në vitin 2015. Vlerësimi: Duke u realizuar. Premtimi: Projekti “Laboratore”

ispolneto[…] të zvogëlohen participimet për fakultet dhe në atë mënyrë të lehtësohet qasja për çdokë […]

Participimi në fakultete është zvogëluar në vitin 2010. Linke: Zvogëlohet participimi i studentëveParticipim më i vogël për universitetet shtetërore

ispolneto[…] të ketë libra mësimorë pa pagesë për të gjithë nxënësit […]

Ka sistem informatik për futjen e të dhënave dhe distribuimin e librave mësimorë pa pagesë http://ucebnici.mon.gov.mk/.

[…] shumë salla sportive dhe shkolla të reja ose të modernizuara […]

Për këtë deklaratë ekzistojnë disa premtime, në mesin e të cilave: Pajijsa e shkollave të mesme dhe atyre fillore (pjesërisht e realizuar), Projekti “Ndërtojmë dhe rikonstruojmë shkolla” (hulumtohet, afati i realizimit viti 2015), 145 salla sportive shkollore (duke u realizuar, afati për realizim viti 2014)

delumnoispolneto[…] studime të disperzuara, afër të gjithëve […]

Studime të disperzuara që janë planifikuar janë hapur në të gjitha qytetet e parapar me përjashtim të fakultetit në Gjevgjeli. Premtimi: Hapja e fakulteteve të reja

ispolneto[…] ashtu siç është fitore edhe projekti të cilin e punojmë me Kembrixhin me të cilin, duke filluar nga vitet e ardhshme nxënësit e Maqedonisë do të mësojnë prej librave më të mirë mësimorë dhe sipas planeve mësimore të Anglisë, ose si asnjë vend tjetër në botë, përveç Japonisë, që mundësojmë bursë të plotë për çdo njeri tonin që do të arrijë të regjistrohet në 100 universitetet më mirë të ranguara në botë, gjegjësisht në 200 më të mirat në shkencat teknike, diçka që para dy vitesh ishte vetëm ëndërr, e tani është mundësi reale dhe e realizueshme. Çdo i ri që do të arsimohet është fitore! […]

Në vitin 2012 filloi ndarja e bursave të plota për studentët që do të regjistrohen në universitetet e ranguara më lartë në botë. Linku: Kralev: Bursa të plota për 12 persona që do të studiojnë në njërin nga 100 universitetet më të mira jashtë vendit

delumnoispolnetoFitore është ta ulësh çmimin e barnave […]

Metodologjia për përcaktimin e çmimeve të vetme dhe referente të barnave është miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 30.10.2011, dhe ajo është publikuar në Gazetën Zyrtare të RM-së më 09.11.2011. Sa i përket pjesës së premtimit ku përmendet se me këtë metodologji, çmimet e barnave do të zvogëlohen, edhe pse ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov e thotë të njëjtën, megjithatë kompanitë farmaceutike në opinion dolën me informata se edhe pse çmimi me shumicë i një pjese të barnave do të zvogëlohet, në të njëjtën kohë do të rritet marzha e shitjes me pakicë, me çka barnat nëpër barnatore do të shtrenjtohen. Premtimi: Përcaktimi i çmimeve të vetme dhe referente të barnave


[…] të investosh në pajisjet më bashkëkohore për klinikat dhe spitalet dhe ato t’i ndërtosh dhe ti renovosh […]

Pajisje të re medicinale deri tani kanë marrë spitalet klinike në Manastir dhe në Shtip, ndërsa së shpejti pritet që pajisje t’i jepet edhe spitalit të Strumicës. Premtimi ka afat deri në shtator të vitit 2013. Premtimi: Furnizimi dhe vënia në përdorim e pajisjeve më bashkëkohore medicinale

?? ?????????[…] të sigurosh trajnim falas dhe qëndrim studimor për mjekët tanë në vendet e jashtme që të fitojnë njohuri të reja dhe t’u ndihmojnë pacientëve tanë, të shpëtojnë dhe të vazhdojnë jetëra njerëzish […]

Deri tani nuk ka ndonjë informatë për mjekë që janë dërguar për qëndrim studimor jashtë vendit, ndërsa në trajnim falas u dërguan shtatëmbëdhjetë mjekë në vitin 2012. Premtimi: Specializime jashtë vendit për mjekët (afati 2015)

ispolneto[…] të sjellësh mjekë të huaj me renome që të kryejnë intervenime në vend, derisa mjekët tanë të mos e plotësojnë atë boshllëk, ku, sikurse edhe çdo vend, kemi deficit […]

Mjekë të huaj do të kryejnë intervenime dhe do t’i trajnojnë mjekët e vendit 

ispolneto[…]  të mundësosh in-vitro për fëmijën e parë dhe të dytë […]

Nga fundi i korrikut të vitit 2013, qeveria mundësoi in-vitro pa pagesë edhe për fëmijën e dytë. Burimi: Qeveria mundësoi in-vitro pa pagesë edhe për fëmijën e dytë

ispolneto[…] ta mundësosh bërjen e sistemit për komunikim më të mirë të mjekëve dhe të pacientëve, për raporte më të mira, në interes të çdo kujt. Çdo jetë e re njeriu, çdo sëmundje e shëruar, çdo fjalë dhe qëndrim i mirë është fitore!

Këtë vit, Ministria për shëndetësi e implementoi sistemin “Sistem nacional për evidentim elektronik në shëndetësi” edhe atë në pjesën e dhënies së udhëzimeve elektronike me caktim të terminit dhe ?-receptit.

neispolnetoFitore është edhe kyçja e Maqedonisë në Rrjedhën jugore, edhe atë në situatë kur në fillim Maqedonia as që u përmend në këtë projekt, por me angazhime të mëdha arritëm të hyjmë në të. Tani janë krijuar dhe janë siguruar kushtet që mundësojnë të fillohet me aktivitetet operative edhe në rrjetin e brendshëm gazsjellës, ndërmjet qyteteve, në çdo qytet në veçanti dhe deri në çdo amvisëri, repart, institucion, fermë ose fabrikë nëpër vendbanime. […]

Sipas programit parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për vitin 2011, punët ndërtimore rreth sistemeve gazsjellëse duheshte të fillojnë që në vitin 2012, por në terren akoma nuk ka filluar me ndërtimin, gjegjësisht tashmë ka ngecje prej një viti e gjysmë në realizimin e këtij projekti. Premtimi: Gasifikimi i Republikës së Maqedonisë

ispolneto[…] Edhe aeroporti i ri në Shkup […]

Renovimi i aeroportit “Aleksandri i madh” përfundoi gjatë muajit shtator të vitit 2011. Premtimi: Renovimi i aeroportit “Aleksandri i madh”

[…] i modernizuari në Ohër […]

Aeroporti në Ohër u modernizua dhe u lëshua në përdorim në prill të vitit 2011.

delumnoispolneto[…] autobusët e rinj për transport në qytet […]

Deri në fund të vitit 2012 në qytetin e Shkupit u sollën 68 autobusë dykatësh dhe 39 autobusë me dysheme të ulët, me çka pjesërisht është realizuar premtimi për ripërtrirjen e parkut vozitës në Shkup. Premtimi: Autobusë të rinj të qytetit në Shkup


[…] banesat për familjet e rrezikuara sociale […]

Në periudhën e kaluar janë ndërtuar një pjesë e banesave të parapara për familjet sociale. Pjesa tjetër pritet të përfundojë deri në fund të vitit 2014. Premtimi: Banesa dhe shtëpi për personat pa vend për të jetuar / Banesa dhe shtëpi për grupet e rrezikuara

[…] programet e veçanta për punësimin e tyre siç është ai për punësimin e 1.600 personave në institucionet shtetërore, proces që është në përfundim e sipër dhe prej në vjeshtë do të fillohet edhe me punësimet e para sipas këtij programi. Edhe projekti i ri për ndihmë të organizuar nga më të pasurit ndaj më të varfërve të cilat këto ditë i promovoi qeveria është një fitore, për dikë e vogël, por për dikë shumë e madhe.

Projekti për punësimin e 1.600 personave në institucionet shtetërore aspak nuk është përmendur në programin e parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së të vitit 2011. Megjithatë, duhet përmendur se në program janë përfshirë disa programe për punësimine e grupeve të rrezikuara, të cilat kanë filluar dhe janë duke u realizuar, në mesin e të cilave edhe: Vetëpunësim për 3.750 persona me dhënie të kredisë për biznes personal1.000 punësime plotësuese nëpërmjet masës për vetëpunësim dhe formalizim3750 vetëpunësime prej idesë deri te biznesi me grant prej 3.000 euroshPunë praktike si përkrahje për punësimin e parë.

Fitore janë edhe rrugët e reja, të rikonstuara ose të modernizuara lokale, rajonale […]

Nga të gjitha rrugët rajonale, rikonstruimi i të cilave është pjesë e programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, më shumë se gjysma nuk janë rikonstruar, 2 akse rrugore janë rikonstruar, ndërsa pjesa tjetër janë duke u realizuar ose nuk kanë filluar. Premtime nga kjo fushë:  Rikonstruimi i rrugëve lokale (Vlerësimi: Duke u realizuar), Rikonstruimi i rrugës rajonale Radovish-Konçe-Lubnica (Vlerësimi: i parealizuar), Rikonstruimi i rrugës rajonale Strugë-Dibër (Vlerësimi: i parealizuar), Rikonstruimi rrugës rajonale Kavadar – Mushov grob (Vlerësimi: i parealizuar), Rikonstruimi i rrugës rajonale Angjellci – Veljusa (Vlerësimi: i parealizuar), Aksi rrugor Radovish -Strumicë (Vlerësimi: i parealizuar), Aksi rrugor Shtip – Strumicë (Vlerësimi: Hulumtohet), Përfundimi i mbikalimit Bërvenicë (Vlerësimi: i parealizuar), Rruga magjistrale Kosel-Ohër-kalimi kufitar Shën Naum (Vlerësimi: Duke u realizuar), Rikonstruimi i rrugës rajonale Makedonski brod – Prilep (Vlerësimi: i parealizuar), Resnjë – Markova noga, pjesa Makazi – Dollno Dupeni (Vlerësimi: i realizuar), Rruga rajonale prej Shkupit deri në Qytetin e diellit (Vlerësimi: i parealizuar), Ndërtimi i rrugës rajonale prej Kërçovës deri në Dibër nëpërmjet Izvorit (Vlerësimi: hulumtohet)


[…] autostradat që janë ndërtuar ose që i ndërtojmë si ajo prej 28 kilometrash në Demir Kapi, dhe angazhimet që i bëjmë për zgjidhje të reja rrugore me anë të autostradave, e për të cilat jemi në proces intenziv të përmbylljes së konstruksionit financiar dhe juridik.

Gjatë periudhës së kaluar është duke u punuar në ndërtimin e autostradës në Demir Kapi, si pjesë e Koridorit 10. Premtimi:  Aksi rrugor Demir Kapi – Smokvicë (Koridori 10)

ispolnetoAshtu siç është edhe legalizimi i ndërtimeve të egra dhe blerja e oborreve nga familjet […]

Premtimi: Implementimi i ligjit për trajtim të objekteve të ndërtuaara në mënyrë të paligjshme

[…] rritja e garancës për kursimet deri në 30.000 ?uro, mundësimi i kushteve për legalizim të firmave, pajisjet mekanike bujqësore […]

Ligji për shoqëritë financiare parasheh që kursimet e qytetarëve deri në 30.000 euro në një bankë të jenë të siguruara 100 për qind.

Me ndryshimet e Ligjit për tokë bujqësore në vitin 2012, ?bjektet e ndërtuara në tokë bujqësore do të mund të legalizohen për një euro për metër katror.

?? ?????????Për bujkun është fitore ajo që për çdo vit merr subvencione të larta bujqësore […]

Janë paraparë subvencione prej 670 milionë eurosh: për vitin 2011 – 115 milionë euro, për vitin 2012 – 130 milionë euro, për vitin 2013 – 135 milionë euro, për vitin 2014 – 140 milionë euro, për vitin 2015 – 150 milionë euro

[…] që toka ndahet sipas kushteve objektive dhe të drejta […]

Duke filluar nga shtatori i vitit 2011, Ministria për bujqësi, pylltari dhe ekonomizim me ujërat publikon së paku një shpallje për dhënie me qira të tokës bujqësore që është në pronësi shtetërore për çdo muaj, me përjashtim të muajve: janar, shtator dhe tetor 2012, dhe shkurt dhe mars 2013, ndërsa është premtuar përfundimi i plotë i ndarjes së 20.000 hektarëve të mbetur të tokës së lirë bujqësore që është në pronësi shtetërore për bujqit. Premtim: Ndarja e tokës së mbetur të lirë bujqësore që është në pronësi shtetërore për bujqit

ispolneto[…] që shteti financon 50% të harxhimeve për zhvillimin e veprimtarisë së tij […]

Ky projekt nuk është përfshirë në programin parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për vitin 2011. Megjithatë, Qeveria e RM-së ka miratuar masë për mbulimin e 50% t harxhimeve për pajisjet mekanike bujqësore dhe për hapjen e bizneseve të reja në mjediset rurale.

ispolneto[…] që do të mund ta blejë tokën të cilën me vite e punon dhe prej së cilës jeton me kushte të volitshme dhe në shumë këste, që ajo të bëhet e tija, të mos frikësohet se do të mund ta humbë atë.

Ky projekt nuk është përfshirë në programin parazgjedhor të VMRO-DPMNE-së për vitin 2011. Megjithatë, me ndryshimet e Ligjit për shitjen e tokës bujqësore që është në pronësi shtetërore që janë miratuar në qershor të vitit 2013, është paraparë mundësia që bujku që e punon tokën një kohë më të gjatë ta blejë atë me kushte të volitshme.

Në fjalimin e kryeministrit kishte edhe shumë premtime që janë arkivuar dhe do të ndiqet realizimi i tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button