Zanati i vjetër farkohet heshtur në rajonin e Pollogut

Baret e natës kanë humbur vezullimin e dikurshëm në rajonin e Pollogut për shkak të gjuetisë së vazhdueshme nga ana e sektorit të punëve të brendshme në Tetovë. Sipas zëdhënësit të policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, ahengjet e natës bëhen kryesisht me mikeshat nga Kosova, Shqipëria dhe Serbia, kohën e fundit gjithnjë e më pak hasen valltare nga Bullgaria.

Banorë të fshatrave si Bogovina, Çegrani, Kamjani, dhe disa fshatra të tjera, thonë se ekspansioni i barreve të natës tejkalon përmasat e klubeve të vallëzimit duke u bërë çerdhe të prostitucionit jashtë çdo kontrolli.

Vetura luksoze rrinë të parkuara përballë disa bareve, ndërkohë që makrot e prostitucionit përcjellin mikeshat në destinacionet që kanë porositur ata sikur të jenë një recetë që vlen jo më shumë se 100 euro.

Një veprimtari e tillë ndonëse zhvillohet më heshtur bie lehtë në sytë e qytetarëve, të cilët thonë se gjuetia që proklamohet nga organet përkatëse është sa për sy e faqe.

Zëdhënësi i Policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, thotë se fshihet një dukuri perfide pas gjithë kësaj dhe se policia gjatë kontrolleve që bënë ka në konsideratë edhe elementët të cilët mund të dëshmojnë për zhvillimin e prostitucionit në mënyrë të paligjshme.

“Kohën e fundit janë bërë disa kontrolle në lokale të ndryshme dhe janë depërtuar një numër i madh i shtetaseve të huaja të cilët kanë qëndruar dhe punuar kryesisht si valltare. Nga kontrolli i fundit në lokalin Oriental AS në , në fshatin Bogovinë, u kapën 8 femra nga Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Bullgaria të cilët shërbenin si valltare të moshës nga 19 deri në 39 vjecë”, thotë Marjan Josifovski.

Sipas tij, kontrollet policore kanë të bëjnë me leje qëndrimet dhe se shumica e femrave shfrytëzojnë qëndrimin në vend për të punuar.

Edhe pse ka indikacione për zhvillimin e prostitucionit në mënyrë të paligjshme, Josifovski thotë se deri më tani nuk kemi pasur prova konkrete që do të vërtetonin këtë. Ai thotë se në momentet që do të kemi denoncime dhe ankesa të tilla policia do të ndërmarrë masat adekuate. Josifovski thotë se kohën e fundit hapja e bareve të natës rajonin e Pollogut duke angazhuar në to vajza nga vendet e ndryshme të rajonit dhe nga vendi është në ekspansion.

Lajme të ngjashme

Back to top button