Qytetarët thyen akullin, institucionet pasive

Ashtu edhe siç u paralajmërua, sot u mbajt aksioni qytetar për pastrimin e rrugëve të Çarshisë së Shkupit. “Duam Çair të Pastër”, organizatori i këtij aksioni, zgjodhi sheshin “Skënderbeu” për të treguar se edhe ato gjëra që ndërtohen, nuk mirëmbahen nga institucionet.

Valbona Reka nga kjo organizatë thotë se akulli ka kohë që qëndron në këtë vend, dhe askush nuk vret mendjen për këtë.

“Çarshia e Shkupit është një simbol për të gjithë qytetarët, pa marrë parasysh se kush jemi, çka jemi dhe prej nga vijnë, të gjithë gërshetohemi në këtë vend. Ne para pak kohësh kemi bërë edhe regjistrimin si organizatë, dhe si qëllim tonin kemi ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për mbrojtjen e ambientit. Do mbajmë një fushatë edukative nëpër shkollat fillore dhe të mesme, dhe jemi të hapur për ide nga të gjithë”, deklaroi Reka.

Ata përcollën një mesazh se nuk është turp të kapësh lopatën në dorë, por është virtyt njerëzor.

“Me këtë pastrim që mundohemi të bëjmë, ne mundohemi të sigurojmë qarkullim të lirë për fëmijët, për kalimtarët, për të gjithë”, thotë Reka.

Edhe pse pjesëmarrja, sipas organizatorëve, nuk ishte e mjaftueshme, ata do vazhdojnë në misionin e tyre për të ngritur vetëdijen e qytetarëve edhe në të ardhmen. /SHENJA/

Lajme të ngjashme

Back to top button