Rita Ora bie nga karrigia e “The Voice UK”

Pasi u kritikua për veshjen e saj të ekzagjeruar në një program të BBC, bukuroshja me origjinë shqiptare Rita Ora, është rikthyer në qendër të vëmendjes, këtë herë pasi u rrëzua nga karrigia në debutimin e saj si gjyqtare tek “The Voice UK”.

ritaaa

Siç raporton tabloidi britanik Dailymail, që sjell dhe foto ekskluzive nga ky moment, Rita u mahnit kaq shumë nga zëri i njërit prej konkurentëve sa ra nga karrigia.

Rita-Uk

Ylli i hitit “Hot Right Now” e mori veten shpejt nga ky incident “fatkeq” dhe pasi ia doli që ta rekrutonte konkurentin në skuadrën e saj, ajo i bëri atij edhe një masazh si për të hequr sikletin e asaj që sapo kishte ndodhur./Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button