Këshilla: Ja si ta zgjidhni parfumin e përshtatshëm për lëkurën tuaj

Dini si te zgjidhni parfumin e përshtatshëm për ju? Çdo femër ka një arome ne zemër, një parfum qe mishëron ne mënyrë perfekte personalitetin dhe shijet, ka nga ato qe preferojnë aromat me fruta, nga ato qe pëlqejnë aromat drunore, te lehta apo te renda.

1- Mendoni për aromat qe ju pëlqejnë me shume
Parfumi perfekt është ai qe te shoqëron dite pas dite për te gjithë ditën. Për te zgjedhur aromën e duhur mendoni për ato aroma qe ju pëlqejnë me shume dhe qe i keni me shume për zemër, aroma te pastra dhe te freskëta, aromat e detit, parfumi i ëmbël. Ne këtë mënyrë do te jeni ne gjendje te seleksiononi atë qe preferoni.

2- Eau de toilette apo Eau de parfum?
Diferenca midis te dyjave qëndron ne përqendrimin e aromës, parfumi ne gjendjen e pastër ka një përqindje me te larte nga 20-50%, eau de parfum varion nga 10-15 %, eau de toilette nga 3-8% ndërsa kolonja ka një përqindje parfumi 3% qe do te thotë se është tipologjia me e lehte.

3- Zgjidheni ne baze te lëkurës tuaj
Qëndrueshmëria e parfumit varion edhe ne baze te lëkurës, lëkura e yndyrshme e mban me gjate aromën ne krahasim me atë te thate ku aplikimi i parfumit ndodh me shpesh.

4- I njihni aromat e kokës, te fundit dhe te zemrës
Aromat qe ndjehen duke sprucuar parfumin manifestohen ne mënyra te ndryshme dhe përcaktohen si koka, zemra dhe fundi. Ato te kokës janë aromat e para qe ndjehen menjëherë pas sprucimit, ato te zemrës manifestohen pas 10 minutash ndërsa ato te fundit janë me te thella dhe janë te fundit qe ndjehen.

5- Kërkoni ndihmën e testeve
para se te zgjidhni një parfum kërkoni ndihmën e testeve qe ofrohen nga parfumeria për te provuar aromën me qetësi.

6- Mos u mjaftoni kurrë me sprucimin e pare
Mos harroni se një parfum për te qene i plote ne te gjithë bukurinë e tij duhet te testohet për një periudhe te gjate. Prisni pak minuta.

7- Provojeni ne lëkurë
Mënyra me e mire për te provuar një parfum është ajo duke e sprucuar parfumin drejt e ne lëkurë mundësisht disa centimetra ne distance. Zonat ideale? Qafa, pulset, pjesa e pasme e gjunjëve dhe pas veshëve.

8- Mos e teproni
Mos spruconi shume parfum ne një distance te afërt. Nuhatja jone nuk është ne gjendje te njohe me shume se tre aroma dhe si pasoje zgjedhja e parfumit zbehet.

9- Si te ruani parfumin
Një parfum nga 6 muaj jetëgjatësi. Ai duhet te ruhet ne një vend te freskët te mbrojtur nga rrezet e diellit. Ne këtë mënyrë aroma e parfumit është ne gjendje te rezistoje deri 2-5 vjet.

10- Eksperimentoni dhe luani me aromat
Nëse ne këtë pike jeni te bindura se keni gjetur parfumin ideal, shume mire por mos u ndaloni me kaq. Bota është e pasur me shume aroma te mrekullueshme qe presin te provohen. Për një zgjedhje edhe me personale provoni një parfum artizanal.

Lajme të ngjashme

Back to top button