fbpx

Le Pen kundër rrymës: Unë nuk jam Charlie

“Je ne suis pa Charlie”. Me këto fjalë (unë nuk jam Charlie) Jean Marie Le Pen është distancuar nga solidariteti kombëtar mbi ngjarjen në redaksinë e periodikes satirike.

Edhe pse ka dënuar vdekjen e 12 bashkëkombasve, themeluesi dhe kryetari i nderit i Frontit Nacional ka denoncuar marshimin e planifikuar të së dielës si “të orkestruar nga mediat”, edhe për faktin se partia e tij nuk është e ftuar.

“Sot thuhet ‘jemi të gjithë Charlie’ apo ‘unë jam Charlie’. Epo, më vjen keq por unë nuk jam Charlie. Dhe kjo, pavarësisht se jam i shokuar për vdekjen e 12 shtetasve francezë, identitetin politik të të cilëve as që dua ta di, edhe pse mesa di është ajo e armiqve të Frontit Nacional, që kërkoni shkrirjen e saj përmes një peticioni jo shumë kohë më parë”, ka shkruar Le Pen në blogun e tij.

I ngjashëm ishte edhe reagimi i vajzës së tij Marine Le Pen ditën e masakrës së 12 anëtarëve të redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”.

“Duhet t’i themi mjaft hipokrizisë dhe t’u vëmë gjërave emrin që kanë: kjo është një masakër e përgatitur nga integralizmi islamik”, deklaroi liderja aktuale e Frontit Nacional. / TCH

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close