Zbulohen gjenet që ndalojnë humbjen e kujtesës

Mënyra për të parandaluar Alzheimer, (Alzheimer shkakton humbje të kujtesës aktuale dhe rikthen trurin në kohën e shkuar), varet nga disa gene të veçantë të lidhur me trurin.

Sipas një studimi të realizuar në SHBA është arritur në përfundimin se është e mundur që të evitohet humbja e kujtesës aktuale, duket zbuluar në kohë simptomat, pa arritur në simptomën finale që është Alzheimer.

Variantet në fjalë janë identifikuar në afërsi të dy geneve. Në veçanti, duke krahasuar rezultatet e testimit me karakteristikat gjenetike të më shumë se 30 000 individëve, me moshë minimale 45-vjeç, ku u identifikuan variante të lidhura me rezultatet më të ulëta në teste mbi aftësinë për të kujtuar tregime të shkurtra.

Në studim u zbulua një mutacion i lokalizuar pranë një geni, i cili u përfshi në përgjigje immune, fjalë të pakta, megjithatë, u shoqërua me një aftësi të reduktuar për të kujtuar listat e fjalëve.

Analizat e mëvonshme të monstrave të indeve të trurit konfirmuar se këto variante gjenetike mund të kontribuojnë në uljen e rrezikut për t’u prekur nga sindroma Alzheimer, shpjegon Stéphanie Debette, studiuese në Universitetin e Mjekësisë në Boston dhe autore i studimit.

“Variantet gjenetike që lidhen me aftësitë e kujtesës ndryshojnë gjithashtu nivelet e shprehjes së disa geneve në hippocampus, (në një rajon të trurit kritik për thithjen i informacionit).

Në studimet e ardhshme do të merret në konsideratë më shumë mosha e individit, para se të realizohet testi i kujtesës”, përfundon studiuesja./Tv Klan

Lajme të ngjashme

Back to top button