LSDM, Janakievski i kapur në skandal për shtëpinë!

LSDM-ja shpalosi sot disa dokumente, sipas të cilave, në shtëpinë e ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski në Prilep është regjistruar selia e ndërmarrjes gjermane “Ludvig Fajfer”, e cila është zgjedhur të ndërtojë rrjetin e kanalizimit në këtë qytet.

Opozita publikoi materiale nga kadastra për gjendjen pronësore të Janakievskit dhe nga gjendja aktuale e kompanisë, e cila synon të realizojë një pjesë të projektit, në shumë prej 30 milionë euro të siguruara nga buxheti vendor dhe ai i BE-së, që tregojnë përputhje të adresave.

LSDM-ja kërkoi që ministri ta sqarojë gjithë situatën./Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button