Jennifer Lopez: Ndihem shumë mirë “single”

Jennifer Lopez ka mohuar zërat për një kthim të mundshëm me – ish të dashurin e saj Casper Smart.

Ajo ka deklaruar eksluzivisht për “US Weekly” se është e vetme dhe se nuk ka asnjë histori dashurie mes saj dhe Casper Smart.

45 – vjeçarja Lopez u lidh me kërcimtarin 27 – vjeçar në vitin 2011.

Ata edhe pse janë ndarë kanë mbetur miq të mirë me njëri – tjetrin, kështu është shprehur Lopez.

“Mendoj se të rri vetëm ka qenë një gjë shumë e mirë për mua”, ka thënë ajo për “US”. Tanimë ajo ka vendosur të rishikojë jetën e saj private, por thekson se nuk ka asgjë të re për të thënë momentalisht./tvklan

Lajme të ngjashme

Back to top button