Kritikohet Madonna, “shfrytëzoi ngjarjet në Francë për albumin e saj”

Sloganit “Je Suis Charlie” (Unë jam Charlie), në rrjetet sociale online iu bashkuan shumë emra të njohur të artit, politikës e fushave të tjera. Ndër to ishte edhe Madonna.

Këngëtarja postoi disa herë imazhe dhe mesazhe me hashtagun “Je Suis Charlie”, por shpejt u vendos në qendër të kritikave sepse po shfrytëzonte masakrën e ndodhur në zyrat e revistës satirike franceze ditën e mërkurë për të promovuar albumin e saj të ri “Rebel Heart”.

Kritikat shpërthyen nga disa prej ndjekësve të këngëtares në Instagram, pasi vetë diva e popit, disa postime për solidarizimin me masakrën në Francë i shoqëroi me hashtagë promovues për albumin e ri të saj.

Sa për albumin, ai nuk ka dalë ende në treg, por një kopje e tij, jo e përpunuar qarkullon në internet dhe këtë fenomen, Madonna e cilësoi “një përdhunim artistik”.

“Ky është një përdhunim artistik! Në internet po qarkullojnë këngë demo, gjysma e të cilave nuk do të jetë pjesë e albumit tim dhe gjysma tjetër ka ndryshuar. Kjo është një formë terrorizmi! Përse njerëzit duan të shkatërrojnë një proces artistik? Pse vjedhin? Përse s’më jepni mundësinë ta përfundoj dhe t’u froj më të mirën time?”, shkruan këngëtarja në Instagram. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button