fbpx

Kampi i vdekjes për femrat

Lufta e Dytë Botërore la pas plagë që as koha nuk mundi t’i shërojë. Mizoritë e kryera gjatë saj, nga të dyja palët në konflikt vijnë së fundmi me në një libër të Sarah Helm kushtuar kampit të internimit ekskluziv për femrat në Ravensbruck.

Mbi 50 mijë femra të të gjitha grupmoshave gjetën vdekjen në këtë kamp. Shumë vdiqën nga torturat, të tjera nga sëmundjet e uria e shumë përfunduan në dhomat e gazit e më pas në krematorium.

Helm sjell dëshmitë e të mbijetuarave dhe të arkivave të kohës. Në Ravensbruck, të internuarat ishin objekt ‘eksperimentesh’. Nazistët u shkaktonin plagë, i infektonin me baktere dhe më pas përdornin kurat për të gjetur atë të duhurën për ushtarët e tyre në front.

Por jo vetëm kaq. Shkohej akoma më tej. Sipas dokumenteve dhe dëshmive, një pjese e madhe e të internuarave u infektuan ‘për qëllime eksperimentale’ me sifiliz.

Vetëm në një fundjavë 2500 femra u ekzekutuan në dhomën e gazit, ndërkohë që sëmundjet, uria, torturat dhe vrasjet ndaj atyre që përpiqeshin të arratiseshin e çojnë numrin e vajzave dhe grave të vrara në këtë kamp në 50 mijë.

Masakra më e madhe është kryer në kohën kur Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik ndodhej pranë. Gjermanët vranë e përdhunuan sa mundën e më pas u tërhoqën. Por jo më pak bënë edhe ata që duhej të ishin çliruesit e tyre. Ushtarët sovjetikë të drejtuar për në Berlin përdhunuan e vranë të tjera.

Për ato që mbijetuan pasojat ishin të mëdha. Një pjesë e madhe vdiq brenda pak viteve, pasojë e sëmundjeve dhe torturave të pësuara në kamp dhe pak mbijetuan për të rrëfyer tmerrin e Ravensbruck-ut, ashtu siç ka qenë. / Top Channel

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close