Shqiptarët mes vuajtjeve dhe përjetimeve

“Shqiptarët mes vuajtjeve dhe përjetimeve”,cështje që vazhdon të jetë aktuale që nga e kaluara e hershme,ku vet inspirimi lindi nga ky aktualitet i tepërt ,dhe ngjarjet e fundit që po ndodhin arritën ti plasin shumë zemra shqiptare.
Vallë kjo zemër derisa do të duron…?

Popujt të suksesshëm janë ata popuj të cilëve u prijnë individë që ndjehen më të lartë se të tjerët dhe nuk i përkulen askujt,por i mbeten përjetsisht të nënshtruar popullit të vet.

Vallë ne kujt i jemi nënshtruar,kush po e drejton këtë popull,kujt ia kemi lënë amanet këtë tokë ilire…
Asnjëher mos jepni vlersime të shpejta për individët dhe ngjarjet,besojuni veprave e jo fjalëve boshe,ngaqë jetojmë në një kohë të keqe e të mjegullt,në koh kur edhe hajduti thëret:”kapeni hajnin”.Por të jeni të sigurt se mjegulla ka filluar të ngrihet dhe gjithcka po del në sipërfaqe.Po,do të del në sipërfaqe,do të del,se ne nuk ishim një popull që ti nënshtrohemi dikujt,sepse ne ishim të zotët e vetvetës ,ne ishim populli i vetëm qe nuk bëmë luftë fetare ndërmjet vete,e tani na cenohet e drejta e religjionit.

Ne nuk ishim një popull që të biem në këtë gjendje,sepse ne kemi  një histori,kemi një prejardhje të lashtë.
Dikur studenti ishte i shejtë,ishte trashëgimtar dhe udhëheqës i kombit,por tani studenti është bërë lodër e tyre duke bërë reforma të ndryshme ashtu sic ju konveno ,ata po sulmohen,po helmohen dhe përfundojmë nëpër spitale,po fajtori,fajtori në fund gjithmonë mbetet i lirë…
Po pse po ndodhë gjithë kjo,pse… Kjo gjendje po më ngjason me pse-në e Sterio Spasses,që aspak nuk do të mbaroj.
Vallë ku mbetën dëshmorët,intelektualët,njerzit që kontribuan për liri e arsim,ku mbetën ata që flijuan veten për gjuhë e komb.
Vallë nuk po arrijmë të vrejmë,apo nuk duam ta shohim këtë gjendje kritike që po na shpien drejt shkatrimit…
Ne duam ndryshim,ne duhet të ndryshojmë dhe e vetmja siguri për këtë është dituria,e vetmja gjë që nuk mundë të na marrë askush, e vetmja pronë që na takon vetëm neve,celsi i vetëm drejt së ardhmës së bukur,sepse “Vetëm dritë e diturisë përpara do të na shpjerrë”.Ndërsa tek ne po ndodh e kundërta,po e hudhim celsin dhe po drejtohemi drejt derës,të cilën nuk mundë ta hapim pa atë celës…!!!

Përderisa ne do të kemi mosmarrëveshje mes vete,kurrë ,asnjëher nuk do tia arrijmë qëllimit.”Sepse ai që vetëm për vete punon është si një dru që pemë slëshon” dhe “Në kujtesën e popullit, mbetet vetëm ai të cilin populli e ka dashur.”-Dostojevski
Të ngrihemi ta mbrojmë atë flamur të formuar nga shqiponja dykrerëshe dhe gjaku i dëshmorëve,se flamujt nuk jan vetëm një cop pëlhure po ato janë rrëfim i ngritjeve dhe rrënieve të një populli… Sepse e dini se cmë tha shqiponja “Më tha hapi sytë dhe shiko si unë, mprehtë, pastërt dhe me një vizion te gjatë! I thash më perqafo me krahët e tu qe e shijuan lirine ! Më largo të ligat me kthetrat e tua shqiponja ime, këmbëngulese dhe e vedosur! E di, unë të emërtova shqiponjë ndërsa ti mua shqipëtar!!! Kur ti hap sytë dhe të kem vizion sikur ti,premtoj shqiponja ime që populli yt do të jetë shqiptaria!!!”
Pra le të bëhemi bashkë se ne….
 “Shqiptarët nësë si bashkojmë kokat,kurr nuk do të mundë ti bashkojmë tokat”…

Lajme të ngjashme

Back to top button