PAMJE TRONDITËSE: Momenti kur policët vrasin terroristin Amedy Coulibaly (Video)

Pamjet e filmuara nga një qytetar, në supermarketin “Cacher”, kur forcat speciale ekzekutojnë terroristin Amedy Coulibaly, janë tronditëse.

Disa të shtëna armësh. Pastaj terroristi u drejtohet me armë në dorë forcave speciale.

Mbi të një breshëri plumbash pistolete nga disa efektivë të policisë dhe terroristi Amedy Coulibaly vritet.

Pengjet janë pak hapa, majtas, mes plumbave. Të terrorizuar ngrenë duart përballë policëve dhe dalin, njëri pas tjetrit. Janë 15 sish.

Lajme të ngjashme

Back to top button