Qau rrejshëm dhe gënjeu që të mos e pranonte një rol filmik

James McAvoy ka pranuar se qau rrejshëm dhe gënjeu për aksidentimin e një miku të tij, vetëm që të mos e pranonte një rol filmik. Ylli i filmave “X-Men” nuk ka dashur të tregojë se për cilin film ishte fjala, por ka thënë se i duhej të mësonte disa këngë dhe të luante në kitarë për atë rol.

“Agjentja ime më gjeti një rol që mendonte se ishte i mirë për mua. Unë duhej të mësoja disa këngë dhe të luaja në kitarë”, ka thënë aktori gjatë emisionit The Graham Norton Show, transmeton Koha.

“Unë thash: ‘Nuk ka problem’, por natyrisht ditën tjetër isha i zhgënjyer dhe mendoja si të dilja nga ky projekt”,.

“I telefonova studios dhe fillova të qaj: ‘Sapo mora një thirrje telefonike. Shoku im është aksidentuar dhe unë duhet të shkoj në spital’”.

“Nëse janë duke e shikuar këtë emision, ata padyshim se do të mendojnë: ‘Ne menduam se ai është aktor i shkëlqyer dhe ai është një bastard!’ Më vjen keq për këtë”, ka treguar McAvoy. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button