Gazetave serbe u tërhiqet vërejtja: Mos i fyeni shqiptarët

Mediet serbe vazhdojnë gjuhën e ashpër ndaj Shqipërisë, ndërkohë që i është “shkulur veshi” nga organizatat ndërkombëtare.

Dy organizatat botërore që përkujdesen për gazetarët dhe lirinë e shtypit në botë, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (The International Federation of Journalists – IFJ) në Bruksel dhe “Reporterët pa kufij” (RSF) kanë dënuar gjuhën e urrejtjes në mediet e Serbisë.

Sipas Ernest Sagagas, shef i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) për Evropën dhe Olivier Basile, përgjegjës i “Reporterët pa kufij” për Evropën me seli në Bruksel, nga Beogradi kanë kërkuar që mediet serbe të ndalin fyerjet ndaj shqiptarëve me termin “shiptari”, njofton Presheva jonë.

Sagaga thotë se “fjalori i urrejtjes dhe i fyerjeve i takon së kaluarës”.

“Gjuha fyese nga koha e diktatorit serb Millosheviq si ‘shiptari’ duhet të hiqet nga mediat serbe, ndryshe nuk i bën mirë vetë Serbisë, e cila po bëhet gati t’i bashkëngjitet familjes së madhe Evropiane, BE-së”.

Lidhur me këtë edhe Organizata Ndërkombëtare e Gazetarëve Shqiptarë në Zvicër dhe Evropë – AGSHZE (Association Internationale des Journalistes Albanais en Suisse et en Europe-AJASE) para ca ditësh i është drejtuar OSBE-së në Vjenë dhe Beograd, duke kërkuar që të përdorin autoritetin e tyre duke ndalur urrejtjen dhe racizmin në faqet e medieve serbe duke fyer shqiptarët me “sjiptari”.

Edhe përfaqësuesit e një organizatë me emrin EBART përmes një raporti kanë konstatuar se pas vizitës se kryeministrit shqiptar, Edi Rama – në Beograd dhe Preshevë – në mediet serbe shqiptarët janë fyer mbi 40 herë me termin “shiptari” ?!

Lajme të ngjashme

Back to top button