Rikthehet Reali i vërtetë, fiton ndaj Espanyol (Video)

Real Madrid ka fituar lehtësisht 3-0 ndaj Espanjolit, duke i dhëne fund serisë së humbjeve radhazi, në këtë fillim të vitit 2015.

James, Bale dhe Nacho u rikthyen buzëqeshjen e humbur tifozëve madrilen, të cilët mirëpritën edhe trofeun më të fundit, atë të Botërorit të Klubeve të fituar ndaj San Lorencos, që në Bernabeu u ngrit lart nga kapiteni Casillas.

Me këtë fitore Real Madridi ka katër pikë më shumë se Barcelona dhe Atletico Madridi që këtë javë luajnë kundër njëri-tjetrit. / Portalb



Lajme të ngjashme

Back to top button