Daçiqi: Serbët nuk e kanë shpikur “Shqipërinë e Madhe”

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se Perëndimi ndjek politikën e standardeve të dyfishta për serbët dhe për shqiptarët.

“Nuk ka reagime për hartën e Shqipërisë së Madhe në rezidencën e kryeministrit shqiptar në Tiranë. Po të ishte e kundërta, që dikush në Beograd në ndërtesën e Qeverisë të vendoste hartën e Serbisë së Madhe, ky do të ishte problem për të cilin do të diskutonin Komisioni Evropian dhe Këshilli i Sigurimit”, tha ai për ditoren Politika, transmeton Telegrafi.

“Ajo që ka ndodhur në ndeshjen e futbollit kur u lëshua droni dhe kjo që ndodhi tash tregon se Shqipëria e Madhe nuk është trillim i serbëve”, shton ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button