Sërish panik në Francë, një grua kërcënon me bombë

Një turiste e cila ka qëndruar në një hotel në “Disneylandin” e Parisit është arrestuar për shkak se ka thënë që është partnerja e Amedy Coulibaly, të cilin dje policia franceze e vrau për shkak të pengmarrjes në një dyqan ‘kosher’.

Policia franceze është ende në kërkim të partneres së tij e përfshirë në pengmarrje dhe vrasjen e një police, por që dje ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Turistja 30 vjeçare, me prejardhje nga Marsej e cila së bashku me familjen ishte e vendosur në një hotel të ‘Disneylandit’, nga dritarja e dhomës së saj ka bërtitur: Unë jam partnerja e Coulibalyt dhe tash të gjithëve do iu hedh në erë”.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori në këtë zonë, raporton ‘Figaro’, transmeton Indeksonline.

“Ky në fakt doli të jetë një alarm i rrejshëm dhe tani të gjitha parqet e ‘Disneylandit’ janë hapur dhe punojnë normalisht. Incidenti është tejkaluar”, ka thënë zëdhënësja e ‘Disneylandit’ të Parisit.

Femra që e dha alarmin e rrejshëm është paraburgosur, ndërsa prokuroria do ngris padi kundër saj për “përhapjen e informacioneve të rrejshme”. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button