Turqia nuk rekruton shqiptarë për të luftuar në Siri

Ministria e Jashtme e Turqisë ka hedhur poshtë zërat e përfshirjes së autoriteteve turke në dërgimin e të rinjve shqiptarë për të luftuar në Siri. Përmes një deklarate për mediat Turqia i ka cilësuar këto lajme si të pavërteta.

“Këto lloj lajmesh në shtyp janë të pavend dhe nuk reflektojnë të vërtetën”, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme. 

Disa ditë më parë disa mediat publikuan lajmin se një OJQ turke angazhon shqiptarë myslimanë për të luftuar kundër regjimit të Bashar al-Assad-it. 

Lajme të ngjashme

Back to top button