Uollers alarmon për rritjen e ndarjeve mes komuniteteve

Ambasadori amerikan në largim, Pol Uollers, në një intervistë për një nga mediat e shkruara në vend, jepte alarmin për polarizimin politik, mungesën e dialogut, dhe mbi të gjitha, rritjen e ndarjeve mes komuniteteve që jetojnë në shoqërinë shumë-etnike të Maqedonisë. Pavarësisht se çdo gjë vishet me progres në sferën e ekonomisë, me përmirësim infrastrukture dhe ulje papunësie, prapëseprapë polarizimi politik është përkeqësuar dukshëm ndërsa partitë në pushtet, si duket nuk janë në gjendje të punojnë së bashku në të mirë të vendit. Ndarja mes maqedonasve dhe shqiptarëve po thellohet dhe gjithnjë e më shumë, qytetarët po tregojnë mosbesim ndaj institucioneve dhe ankohen për korrupsion të vazhdueshëm. Shumë të rinj dhe profesionistë janë demoralizuar dhe po lënë Maqedoninë për shkak të arsimit apo vendit të punës” analizonte Uollers. “Ajo që më dëshpëron më së shumti është mungesa e progresit politik. Do të doja t;i shihja partitë të bënin më shumë përpjekje që të punojnë së bashku dhe ta çojnë vendin”-theksonte Uollers.

Lajme të ngjashme

Back to top button