Galaxy A7 telefoni më i hollë Samsung

Samsung ka prezantuar dy modelet e tij më të fundit në CES 2015, Galaxy A7 dhe Galaxy A5.

Samsung Galaxy A7 është cilësuar si telefoni më i hollë që do të krijojë kompania. Telefoni është i përbërë nga trupi i metaltë, madhësia e ekranit prej 5.5″ në 1080p Super AMOLED, ndërsa hollësia e telefonit është vetëm 6.3mm, apo 0.4mm më i hollë sesa Galaxy A5 dhe Galaxy Alpha.

Galaxy A7 zotëron baterinë me 2,600mAh, procesorin me 64-bit Snapdragon 615 me octa-core në 1.5GHz, 2GB RAM, mbështetje për LTE dhe 16GB memorie të brendshme.

Ndërkohë pritet që gjatë muajit shkurt të dalë në treg kundrejt çmimit 420 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button