38 milionë denarë nga buxheti për ti dërguar pensionistët falas në banjë

Të patën 5.000 pensionistë nga marsi deri në nëntorin e sivjetshëm do të mund ta shfrytëojnë të drejtën për rekreim falas të banjave­klimatike. Për këtë qëllim në Buxhet janë ndarë 38 milionë denarë.

Shpallja, siç theksoi zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgiev në pres­konferencën e sotme, do të publikohet deri në fund të muajit dhe do të zgjatë një muaj, periudhë në të cilën mund të aplikojnë të gjithë pensionistët e interesuar.

“Prioiritet do të kenë pensionistët që gjatë punës së tyre kanë punuar në miniera dhe kanë qenë përdorues të pensionit invalidor me shkallë më të lartë të dëmtimeve trupore.

Në pajtim me programin që tashmë u miratua nga Qevera, pensionistët sivjet do të mundet që gjashtë ditë falas të qëndrojnë në katër banja ­Katllanovë, Dibër, Gjevgjeli dhe Bansko afër Strumicës në bazë të një pansioni të plotë me tre vakte ushqimi. Përveç kësaj, falas do të mund të përdorin banjat, vizitat shëndetësore, si dhe falas do të jetë edhe transporti deri në banjë dhe nga banja deri në vendbanimin e tyre”, tha Gjorgjiev

Në katër vitet e kaluara, theksoi 27.430 pensionistë e kanë përdorur shërbimin për mjekim falals nëbanjat klimatike. Shërbimi pozitivisht është vlerësuar edhe nga pensionistët por edhe nga punonjësit turistikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button