Opozita me fushatë të re për një Maqedoni më të mirë

“Për një atdhe më të mirë”, është fushata e re e koalicionit opozitar në krye me Lidhjen Social-Demokrate të Maqedonisë (LSDM).

Nëpërmjet shpërndarjes së fletushkave, opozita do tu bëjë thirrje qytetarëve që të përfshihen në aktivitete e opozitës për një atdhe më të mirë.

Mediet maqedonase citojnë mesazhin e liderit socialdemokrat, ku thuhet se “vizioni im për Maqedoninë është që vendi të jetë yni, i përbashkët, që të jetë i të gjithëve ne”.

“E di se edhe ti, ashtu si shumë qytetarë tanë, do që familja të rritet këtu dhe jo jashtë vendit. E di se edhe ti beson se Maqedonia mund të jetë shtet i drejt dhe solidar, i cili do të sigurojë standard më të mirë jetësor. Por gjithashtu e di se pa ty dhe pa ndihmën tënde, Maqedonia nuk do t’ia dalë”, thuhet mes të tjerash në fletushkat që do t’u shpërndahet qytetarëve.

Ai vijon më tej duke thënë se vendit i duhet zëri dhe ndihma e çdo burri dhe gruaja, të cilët ndajnë bindjen se vetëm një shoqëri e barabartë është vend i mirë për të jetuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button