Gold AG: Islami nuk lejon aktet terroriste

Reperi nga Kosova, Gold AG ka deklaruar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ se aktet terroriste që kanë ndodhur në Paris nuk lejohen nga feja të cilës ai i takon – islami.

Gold AG, i pyetur për aktet terroriste në Paris ku dy terroristë nën thirrjet islame kanë vrarë 12 persona të revistës satirike “Charlie Hebdo” që ironizonin me fenë islame, tha se pa marrë parasysh atë që ka ndodhur dhe rrethanat, feja islame nuk e lejon atë gjë.

“Nuk e di saktë çfarë ka ndodhur, por një gjë e di: Vrasjet nuk i lejon kurrsesi feja Islame”, theksoi Gold AG duke komentuar ngjarjet në Paris, transmeton Balkanweb.

Ai foli edhe për Alma Lamën dhe për një medium me të cilin ka pasur konflikt.
“Alma Lama, nuk kam asgjë kundër saj. Ajo ka bërë edhe padi kundër meje në polici. Nuk kam asgjë kundër saj, përveç faktit që u thotë arabë atyre që kanë mjekra dhe nënave që bartin shamia. Edhe nëna ime ka shami, por ajo është shqiptare”.

“Po kam sharë edhe atë gazetën, ata janë më rrencat në botë. Tentojnë që në krah timin të përfitojnë duke më fyer, e ju e dini se nëse ka diçka për mua duhet të botohet nëpër gazeta, por së pari duhet që të merren informata për atë person”, deklaroi Gold AG në ‘Zonë e Lirë’.

Kënga “Shqiptar 2” që nxiti shumë polemika ka arritur 2 milionë klikime.

Lajme të ngjashme

Back to top button