Aksion policor në Pollog, mbyllen 10 objekte hotelierike

Në kontrollin e aksionit mbrëmë në 12 objekte hotelierike në Pollog (8 në Tetovë dhe 4 në Gostivar) në 10 janë vërejtur shumë parregullsi në punë. Sipas informatave të SPB­së Tetovë, nëpunësit e të cilës janë përfshirë në aksion, kontrollet në objektet hotelierike janë bërë prej orës 21 deri në mesnatë.

Në 10 objektet e kontrolluara janë konstatuar mangësi dhe parregullsi në punën financiare dhe respektimin e ligjeve me ç’rast Drejtoria për të ardhura publike ka dhënë pesë ndalesa kohore për kryerjen e veprimtarisë, gjashtë gjoba dhe një urdhërpagesë. Inspektorët e inspektimit të tregut kanë paraqitur dy ndalesa për punë një urdhërpagesë dhe një edukim që është përfshirë me Ligjin për pirje të duhanit.

Ndalesat për punë pavarësisht shkeljes kanë të bëjnë me mbyllje të përkohshme në periudhë prej 7 deri në 30 ditë, ndërsa vlerat e dënimeve lëvizin prej 700 deri në 2.500 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button