Varësia nga heroina më e fortë se dashuria e nënës

Pas lindjes dramatike dhe të rëndë të nënës 22 vjeçare T.D personeli mjekësor në Repartin Gjinekologjik në qendrën urgjente në Manastir është ballafaquar edhe me një problem tjetër. Pasi nëna e gëzuar lindi një vajzë të shëndetshme dhe tek e cila është përdorur për herë të parë metoda me infuzion intraoseale, ose infuzion i drejtpërdrejtë në palcën e eshtrave, ajo është zhdukur nga spitali duke befasuar dhe pikëlluar personelin mjekësor.

Në shenjë falënderimi nëna ja ka vendosur emrin fëmijës Vaska, sipas emrit të mjekut Vaso Radivoeviq i cili e kishte lindur vajzën.

Nëna pasi është larguar nga spitali ditën e nesërme ajo më nuk është kthyer pas vajzës e cila ka mbetur në spital.

“Edhe pse që në momentin kur e pranuam nënë vëreheshe se është e varur nga ndonjë lëndë narkotike, për shkak të shenjave që kishte në duar kuptova që bëhet fjalë për një varësi të rëndë nga heroina. Por assesi nuk mendova se pas gëzimit që lindi një vajzë ajo do ta len vajzën dhe do të largohet nga spitali”, deklaroi Radivoeviq.

Lajme të ngjashme

Back to top button