fbpx

Pse popullariteti i “#Killallmuslims” nuk është aq sa duket?

Një nga hashtag-ët më tronditës në Twitter pas sulmeve të revistës “Charlie Hebdo” ishte #Killallmuslims, i cila ka qenë i “cicëruar” rreth 100.000 herë. Por popullariteti i tij nuk është edhe aq sa duket.

#Killallmuslims ka qenë duke qarkulluar që nga viti 2013 dhe është nxitur nga sulmet dhe përdoruesit e tij në Twitter kanë postuar fotografi provokuese të myslimanëve dhe të profetit Muhamed, transmeton Telegrafi.

Por ajo që me të vërtetë ka provokuar reaksion ishin mesazhet e dhunshme. Pothuajse të gjitha mesazhet e tilla duke përdorur #killallmuslims në të vërtetë ishin kritikuar.

Menjëherë pas sulmeve mbi “Charlie Hebdo”, miliona mesazhe solidariteti në Twiter janë postuar nën hashtagun #jesuischarlie (“Unë jam Charlie”), dhe kjo vazhdon të ketë një mbështetje të lartë në mbarë botën.

Me rreth 2.8 milionë “cicërima” #jesuischarlie i bënë të “zhduken” të gjitha tjerat.

Disa të tjerë, rreth 20.000 – kanë përdorur hashtagun #JeNeSuisPasCharlie (“Unë nuk jam Charlie”).

Shumë nga këta, e distancuan vetën nga revista kontroverse – disa prej tyre thonë se është raciste – paraqitja e myslimanëve dhe grupeve të tjera pakice në Francë.

Për shembull, revista në fjalë dikur kishte përshkruar ministrin francez të Drejtësisë, Christiane Taubira, i cili është me ngjyrë, si një majmun.

Një grup tjetër ka zgjedhur një nga viktimat e sulmuesit – policin 42 vjeçar, Ahmed Merabet, një mysliman i cili u qëllua në rrugë jashtë zyrave të “Charlie Hebdo”.

Personi i parë që e përdori #jesuisahmed (“Unë jam Ahmed”), është një botues reviste franceze që jeton në Marok, Julien Casters, transmeton Telegrafi.

“Vendosa të filloj me hashtagun #jesuisahmed për të kujtuar se një mysliman francez ishte gjithashtu viktimë e sulmit”, i ka thënë Casters, BBC-së, nëpërmjet e-mailit.

“Është një mospërfillje ndaj stigmatizimit të islamit dhe një kujtesë se myslimanët në Francë nuk janë të gjithë radikalë. Dukej e rëndësishme që të përpiqemi për tu bashkuar, dy vjet para zgjedhjeve presidenciale në Francë – të vetmit që përfitojnë nga këto akte terroriste janë partitë ekstreme të djathta politike. Vetëm doja të ndaja mendimin tim dhe gjendjen time shpirtërore me miqtë dhe shokët e mi… duket se shumë njerëz ndajnë bindjet e mia dhe bëjnë çfarë është e nevojshme për ta transmetuar atë tek masat”, ka shkruar ai.

#jesuisahmed është përmendur më shumë se 40,000 herë në Twitter, që nga sulmi në Paris. /Telegrafi/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close