Bashkimi i operatorit VIP dhe ONE në fazën përfundimtare

Bashkimi i operatorit celular VIP dhe ONE po hyn në fazën përfundimtare. Komisioni për mbrojtjen e konkurencës kumtoi se VIP dhe ONE do të bashkohen në shoqërinë e sapoformuar me përgjegjësi të kufizuar me titull “Shoqëri për shërbime komunikuese one.VIP DOO Shkup”, ndërsa kompanitë njoftuan se kanë nënshkruar marrëveshje për bashkim para disa javëve.

Kompania e re do të jetë 100 për qind në pronësi të Mobilkom Macedonian Beteilgungsfervaltung, kompani austriake e cila është pronare e VIP-it.

Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë për komunikime elektronike, në pajtim me kuartalin e dytë të vitit 2014, VIP ka 27.58 % të pjesëmarrjes në treg sipas numrit të përgjithshëm të parapaguesve aktiv dhe 29.27 % pjesëmarrje në të ardhurat e sigurimit të shërbimeve celulare, ndërsa tek ONE këto shifra ishin 25.08 % dhe 21.19 %, që do të thotë se operatori i ri pas bashkimit, do të ketë pjesëmarrje në treg në telefoninë celulare prej 53 për qind, me çka do të bëhet lider në tregun e telefonisë celulare.

Lajme të ngjashme

Back to top button