fbpx

Financial Times akuzon Charlie Hedbo-n se “po u bie në qafë myslimanëve”!

Redaktori për Evropë i “Financial Times” ka akuzuar revistën “Charlie Hedbo” e cila u sulmua nga persona të armatosur të mërkurën, se “po u bie në qafë myslimanëve”.

Në një artikull të botuar si opinion vetëm disa orë pasi 12 njerëz u vranë në sulmin e Parisit, Tony Barber tha se Charlie Hedbo ka një histori të gjatë të talljes, fyerjes, dhe provokimit të myslimanëve francezë.

Ai, sipas “Huffingtonpost”, ka shkruar se “Franca është vendi i Volterit, por shumë shpesh marrëzitë editoriale kanë triumfuar në Charlie Hebdo”, transmeton Telegrafi.

Duke iu referuar revistës që rregullisht tallej me udhëheqësit fetarë dhe njerëzit e pushtetit, Barber e quajti gazetën “të marrë ” dhe me mungesë të “sensit”.

“Kjo nuk është për të nënvlerësuar situatën dhe për të falë vrasësit, të cilët duhet të kapen dhe të dënohen, ose për të sugjeruar se liria e shprehjes nuk duhet të shtrihet në portretizimet satirike të fesë. Thjesht është për të deklaruar se disa ndjeshmëri të përbashkëta duhet të jenë të dobishme në botimet e Charlie Hebdo dhe simotrës së saj të Danimarkës, Jyllands-Posten. Për të bërë një ‘goditje për liri’ provokojnë rëndë myslimanët – në të vërtetë ata vetëm sillen si të marrë”.

Si reagim ndaj opinionit në fjalë, “Financial Times” është “vërshuar” nga komentet, shumica prej tyre tepër kritike ndaj redaktorit. /Telegrafi/

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close