Finale e kuiz­garave për njohjen e BE-­së

Manifestimi final i kuiz­garave për shkollat e mesme të Shkupit të titulluar “Duke ditur më shumë për Evropën dhe Bashkimin Evropian dimë më shumë për ne” do të mbahet sot në Shkup.

Gara është në organizim të Lëvizjes Evropiane të Republikës së Maqedonisë (LERM) në bashkëpunim me qytetin e Shkupit dhe Fondacionin Konrad Adenauer.

Bëhet fjalë për projekt i cili ka për qëllim t’i zgjerojë dituritë e nxënësve të shkollave të mesme për proceset eurointegruese në Republikën e Maqedonisë, si dhe dituritë për Bashkimin Evropian.

Në projekt marrin pjesë pesë pilot shkolla nga Shkupi, gjimnazet “Gjorgji Dimitrov”, “Josip Broz Tito”, “Koço Racin”, “Arseni Jovkov”, dhe “Vllado Tasevski”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button