Zuckerberg: “Nuk do të lejoj ekstremistët të na imponohen, as në Facebook ”

“Është pikërisht kjo ajo qe ne nuk duhet te lejojmë: një grup ekstremistesh qe kërkojnë te mposhtin dhe te bëjnë te heshtin zërat dhe mendimet e gjithë te tjerëve ne te gjithë boten”.

Është kjo një pjese e postimit te themeluesit te Facebook, Mark Zuckeberg ne profilin e tij. Me tej gjeniu amerikan vazhdon:” Nuk do ta lejoj kurrë qe kjo te ndodhe ne Facebook. Personalisht jam i angazhuar te ndërtoj një shërbim ne te cilin secili te ketë mundësi te flasë lirisht, pa pasur friken se do te ndëshkohet”. Postimi Zuckerberg ka marre menjëherë deri tani  mijera like dhe share.

“Mendimi im shkon ne radhe te pare për viktimat, familjet e tyre, qytetaret franceze, dhe për te gjithë personat qe zgjedhin te ndajnë me te tjerët mendimet, opinionet dhe idetë e tyre, edhe kur kjo gjë kërkon kurajë, vazhdon themeluesi i Facebook.

“Pak vite me pare, kujton Zuckerberg, një ekstremist nga Pakistani është munduar te me vrase, pasi Facebook nuk ndaloi një përmbajtje qe ofendonte Muhamedin”. “Zëra te ndryshëm, edhe pse ndonjëherë edhe agresive, mund ta bëjnë boten edhe me te mire dhe interesante. Ne respektojmë ligjet e çdo shteti, por ne nuk kemi lejuar kurrë qe një vend, apo një grup njerëzish te vendosin atë qe njerëzit duhet thonë apo te shpërndajnë drejt te tjerëve ne bote”.

Lajme të ngjashme

Back to top button