Librezat e vjetra mbeten në përdorim

Edhe pse nga 1 janari i këtij viti parashihej të hiqen nga përdorimi librezat e vjetra shëndetësore dhe kartonët e kaltër dhe të njëjtat të zëvendësohen me kartelat elektronike shëndetësore (KSEH), afati i tyre do të vlejë deri në pajisjen me dokumentin e ri, shkruan Koha.

Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor(FSSH)  thonë se edhe gjatë vitit 2015 të gjithë ata persona të siguruar që ende nuk janë pajisur me kartelë shëndetësore do të marrin shërbime mjekësore me libreza të vjetra, për shkak se sigurimi i tyre është ende i vlefshëm. “Nuk do të ketë asnjë problem që të siguruarit të vazhdojnë mjekimin me librezat e vjetra të shëndetit. Kjo e drejtë atyre u vazhdon deri në momentin kur të marrin kartelën shëndetësore”, thotë Branko Haxhigogov, zëdhënës i Fondit për Sigurim Shëndetësor. Ai njëherit njofton se deri në fund të këtij viti 90 për qind e kërkesave të përgjithshme të dorëzuara për tu pajisur me kartela shëndetësore nga ana Fondi janë dorëzuar deri te të siguruarit, ndërsa për momentin mbi 125.000 kartela shëndetësore të cilat janë të gatshme të siguruarit ende nuk i kanë marrë.

Lajme të ngjashme

Back to top button