Mungojnë gjykatësit, të eliminohet akademia

Shumë vende boshe nëpër gjykatat e shkallës së parë në mbarë vendin. Në shikim të parë dhe vlerësuar sipas qëndrimeve zyrtare, Këshilli gjyqësor ka gjendjen nën kontroll, por pa dhënë një qëndrim të saktë lidhur me mënyrën në të cilën mund të zgjidhet kriza e kuadrove, e cila është duke kapur gjykatat themelore të të gjithë vendit, shkruan Koha.

Sipas të dhënave zyrtare, vende bosh që presin gjyqtarë të rinj ka pothuajse në çdo gjykatë, ndërsa numri i tyre është në rritje të vazhdueshme, si rezultat i pensionimit të një pjese të gjyqtarëve, por edhe për shkak të lëvizjeve nga një gjykatë në një tjetër. Në këtë kontekst, Gjykata Themelore e Kumanovës, ajo e Tetovës dhe Gjykata Penale e Shkupit janë ato që konfirmojnë nevojën për emërime të reja, por pa komentuar më shumë gjendjen momentale, me sqarimin se “Këshilli gjyqësor është sovrani që mban gjendjen nën kontroll dhe që kujdeset për funksionimin e papenguar të gjykatave themelore”. “Gjykata e Kumanovës, sipas sistematizimit, duhet të ketë 39 gjyqtarë. Megjithatë, me largimin e katër gjyqtarëve të kësaj gjykate në atë të kundërvajtjeve në Shkup vendet e tyre mbetën të lira, ndërsa një tjetër gjyqtar doli në pension.

Lajme të ngjashme

Back to top button