fbpx

Rita Ora: Myslimanët nuk janë terroristë!

Këngëtarja e njohur Rita Ora, duket se është prekur shumë nga ngjarjet e fundit që ndodhën në Francë. E ajo që më së shumti po i dhemb Ritës është pse po përfshihen myslimanët në këto akte terroriste…

Rita Ora në ‘Facebook’, ku besohet se është faqja e sa zyrtare, a lënë një mbishkrim, ku tregon se i përket fes islame, ndërsa thekson se myslimanët nuk janë terrorist.

“Unë besoj në Zot dhe jam me kulturë islame. Këto thirrje për t’u vrarë të gjithë myslimanët po ma thyen zemrën. Myslimanët nuk janë terroristë”, tansmeton Lajmi.net

“Të fajësosh dhe të urresh secilin mysliman për aktin është absurd. Këta që vrasin në emër të Zotit s’janë myslimanë. Ata janë vetëm terroristë. Islami është për dashuri, paqe, liri dhe barazi. Myslimanët i dashurojnë qeniet e gjalla dhe shpërndajnë dashuri gjithandej. Mos besoni atë që thuhet në media. Mos shpërndani urrejtje. Zoti na bekoftë të gjithëve, krishterë e mysliman, ne të gjithë jemi fëmijët e Zotit”, ishte mbishkrimi që ka lënë këngëtarja Ora.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close