Dalin pamjet e para të vajzës së Ashton Kutcher dhe Mila Kunis

Ata u bën prindër për herë të parë në fillim të muajit tetor dhe lumturinë e një dhurate të tillë po e përjetojnë me kohë të plotë.

Çifti i aktorëve Mila Kunis dhe Ashton Kutcher janë tërhequr disi nga aktivitetet e tyre për t’iu dedikuar plotësisht vajzës së tyre Wyatt Isabelle Kutcher. Mediat amerikane kanë publikuar disa fotografi të familjes Kutcher, ku dy prindërit janë të veshur si derrkuc, ndërsa mbajnë në duar vajzën e tyre.

Më tej është publikuar një fotografi teksa Ashton mban të varur përmes mbajtëses kangur vogëlushen, e cila shihet e veshur si arush. Mila dhe Ashton u njohën në vitin 2012 dhe nisën të frekuentohen intensivisht, duke e kurorëzuar lidhjen e tyre në fejesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button