Në ora 3 pas mesnate, deputetët miratojnë ndryshimet e Ligjit për arsim

Komisioni Parlamentar i Arsimit miratoi në lexim të dytë ligjet e reja, duke hapur rrugën e miratimit të tyre në seancë plenare.

Mbledhja maratonike e Komisionit përfundoi në orën 3 pas mesnate, pas 17 orësh punë.

Deputetët shqyrtuan rreth 150 amendamente për pakon e ligjeve që sjell risi të shumë në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë, mes tyre edhe provimin shtetëror për studentët.

Thuajse të gjitha amendamentet e opozitës u refuzuan, me përjashtim të njërit propozuar nga PDSH, për përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në këshillat dhe komisionet që parashikohen të formohen.

Pasi Grupi Parlamentar i BDI-së bëri disa plotësime të amendamentit, ai u pranua nga Komisioni i Arsimit.

Deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu kërkoi të ndërpritej mbledhja dhe të vazhdonte një ditë tjetër, në prani të medieve, por kërkesa u hodh poshtë, gjë që solli reagimin e deputetit, duke thënë se “në orët e vona të natës ndodhin vetëm punët e këqija”.

Lajme të ngjashme

Back to top button