Al Kaeda merr përgjegjësinë për masakrën në Paris

Al Kaeda në Jemen mori përgjegjësitë për masakrën terroriste në revistën satirike “Charlie Hebdo”.

Një anëtar i Al Kaedas ka dhënë një deklaratë për Associated Press, duke thënë se sulmi mbi “Charlie Hebdo” ku mbetën të vdekur 12 persona, ishte “hakmarrje për nder të profetit Muhamed dhe ai ishte planifikuar që nga koha e Osama Bin Laden”.

“Disa nga bijtë e Francës kanë fyer Allahun, kështu që grupi nga besimtarët e Allahut kreu sulmin, duke i mësuar atyre respektin dhe kufirin e lirisë së shprehjes”, ka thënë një udhëheqës i lartë i Al Kaedas në Jemen, Harith bin Ghazi al-Nadhari, në një video të publikuar në internet.

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara kanë thënë se ata po hetojnë për të përcaktuar nëse Al Kaeda ka drejtuar dhe financuar sulmin apo thjesht mbështeti dy vëllezërit e vrarë të premten.

Një ditë pas masakrës së “Charlie Hebdo”, burime të afërta me hetimet thanë se një prej dy vëllezërve, Kouachi të dyshuar për kryerjen e masakrës në Paris, kishte udhëtuar për në Jemen në vitin 2011 për t’u trajnuar nga militantët e Al Kaedas.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se Said Kouachi, 34 vjeç, ka qëndruar në Jemen për disa muaj ku është stërvitur nga anëtarët e Al Kaedas në Gadishullin Arabik. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button