Pagjumësia mund të shkaktojë diabet (sëmundjen e “sheqerit”)

Përveç gjithë dëmeve që shkakton gjumi i pakët, ose netë të tëra pa gjumë, rrezikoni gjithashtu që të prekeni nga diabeti.

Pikërisht kështu, mjafton edhe vetëm 3 netë të rrini pa gjumë, për të shtuar 6 herë më shumë rrezikun për t’u prekur nga diabeti.

Ky informacion është bërë i ditur nga një studio kërkuesish në Londër “Gran Bretagna” dhe është publikuar në një revistë shkencore.

Sipas shkencëtarëve që kanë ekzaminuar 20.000 persona, faji është i një proteine delikate, proteina Mt2, e cila ndërpret ritmin e ditës, dhe përhap insulinën Cio, e cila më pas ç’ekuilibron sheqerin në gjak dhe rrit ndjeshëm rrezikun për të shkaktuar diabetin.

“Kontrolli i sheqerit në gjak është një nga ato procese, i cili rregullohet nëpërmjet sistemit biologjik të trupit”, shpjegon professor Philippe Froguel./ tvklan.al

Lajme të ngjashme

Back to top button