Mbani hundën ngrohtë për të evituar gripin

Çelësi për të evituar gripin mund të jetë mbajta ngrohtë e hundës. Studime të ndryshme tregojnë se temperaturat e ulëta e bëjnë të vështirë për trupi që të luftojë shkaqet që çojnë në gripin e zakonshëm.

Shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Yale vëzhguan sesi rhinovirusi, virusi kryesor që shkakton ftohjen e zakonshme, rritej dhe shumohej në qeliza të mbajtura në temperaturë të ndryshme.

Ata vunë re se bakteret e kishin më të thjeshtë të shumoheshin në 33 gradë celcius, temperaturë e zakonshme që gjendet brenda hundës, sesa në 37 gradë, temperatura më e zakonshme e trupit.

Por ajo më e rëndësishmja është se shkencëtarët dalluan se përgjigjja fillestare e sistemit imunitar të trupit ndaj ftohjes nuk funksionon në 33 gradë, që do të thotë se virusi është lejuar që të zhvillohet diku tjetër.

Rezulatet e eksperimenteve të publikuara në revistën National Academy of Sciences, tregojnë se rhinovirusi në të shumtën e rasteve qëndron tek hunda e njeriut.

Gjatë verës është sistemi imunitar që e mban nën kontroll këtë virus, por me uljen e temperaturave, imuniteti bie dhe në këtë mënyrë zhvillohet ftohja./ tvklan.al

Lajme të ngjashme

Back to top button